Skip to content

Rama nxjerr videon: Së shpejti gara për kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës

Kryeministri Edi Rama këtë të premte e ka nisur me një video nga puna në  kantieret e nisura në konvikte.

 

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë ka postuar pamjet nga konvikti i vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Sipas tij, së shpejti do të fillojë edhe gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.

 

MIRËMËNGJES😊, nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.

Ndërkohë vetëm para pak ditësh studentët në Tiranë kanë protetsuar kundër asaj që e cilësuan mashtrim nga ana e qeverisë për mosplotësim të pikave të Paktit për Universitetin.