Një tërmet me magnitudë 6.8 Rihter ka tronditur sonte Turqinë Lindore. Si pasojë, deri tani raportohet për së paku katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Zyra e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar menjëherë në lidhje me këtë tërmet. Në reagim thuhet se situata po ndiqet nga afër.

“Po ndjekim situatën nga afër. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet. Zoti qoftë me kombin tonë”, thuhet nga presidenca e Turqisë.

Më tej, në reagim thuhet: “Jemi të gjithë në terren dhe po kujdesmi për të lënduarit nga tërmeti. Ka 4-5 ndërtesa të rrënuara në qendrën e Sivrice. Katë nga qytetarët tanë vdiqën. Ka dhjetëra të plagosur. Përsëri, u raportua se dhjetë ndërtesa janë dëmtuar në qendër të Elazig. Nuk ka humbje jete ne qender te Elazig. Ekzistojnë gjithashtu vlerësime se disa ndërtesa janë dëmtuar në Malatya. Ky është informacioni që mund të sigurojmë deri më tani. Mbi 5 tërmete të mëpasshme u ndjenë në rrethet fqinje”, thuhet në reagim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re