Ditën e sotme, banorët e Xhafzotaj në Shijak janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Ata kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve. Banorët e kësaj zone kërkojnë rregullimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e një rruge të re.
Ata kanë vendosur kazanët e plehrave në mes të rrugës duke mos lejuar makinat të kalojnë. Theksojmë se kjo rrugë është tejet e dëmtuar dhe me gropa.
“Nga 4 rrugët në Shkozet është 6 km/. Ne kemi bërë dhe dy herë protestë, por nuk është bërë gjë. Po vidhen lekët e shqiptarëve”, shprehet një banor.
Protesta e radhës do të jetë para bashkisë, pohojnë banorët. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e pushtetit lokal.
