Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Potamit në Himarë.

Një makinë ka përplasur motorin ku udhëtonin dy persona.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, ku në gjendje më të rëndë është drejtuesi i motorit.

I plagosuri nuk është mbajtur në Himarë, por u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës. Sakaq, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re