Skip to content

Fluks kalimesh të paligjshme në Kapshticë

Fluks në ritje të kalimit illegal të kufirit nga shtetasit që vijnë nga vendjet e Lindjes së Mesme. Në ditët e fundit lëvizja e shtetasve sirianë, marokenë dhe algjerianë kryesisht ka qënë mjaft e lartë përmes vijës së gjelbër për të kaluar nga greqia në drejtim të Shqipërisë.

 

Burime bëjnë me dije se policia kufitare në bashkëpunim me FRONTEX kapin çdo ditë rreth 20-30 refugjatë në tentativë për të kaluar kufirin përmes vijës së gjelbër. Edhe në kushtet kur mot ii ftohtë nuk favorizon këto lëvizje sërish kalimet janë të shumta.

 

Duket se edhe ditët në vijim do të pasohen me një fluks të lartë të lëvizjeve në kufi përmes shtugjeve të kalimit në vijën e gjelbër. Nga sa raportohet të gjithë shtetasit nga lindja e mesme të kapur nga policia kufitare meren në pyetje nga ana e tyre në pikën e policisë në Kapshticë dhe më pas i drejtohen kampit të azilantëve në Babru ose kthehen sëish mbrapsh në Greqi.

 

Vetë flusi duket se ka të bëjë me tejmbushjen e kampeve të azilkërkuesve nga lindja e mesme në vendin fqinj që përdorin shqipërinë si rrugë kalimi për të shkuar në Europën Perëndimore.