Skip to content

Tërmeti në Turqi/ Eksperti: Pritet një tjetër lëkundje e fortë me magnitudë 7.6, do të prekë edhe Italinë e Austrinë

Para 3 ditësh Turqia u godit nga një tërmet i fortë 6.8 ballë ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 35 persona dhe mijëra të tjerë janë palgosur.

Por paçka se kjo goditje ishte tragjike për Turqinë sipas ekspertëve një tërmet edhe më i fortë do të shkund sërish vendin, rrezja e të cilit mund të shkojë deri në Austri.

Eksperti Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë në Turqi ka deklaruar se një tërmet me 7.6 ballë mund të godasë në Silivri, pranë detit Marmara.

Sipas presidentit Engin Er, lëkundja mendohet se do të jetë shumë e fortë, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme edhe në shtetet si Austria dhe Italia.

Në kuadër të këtij paralajmërimi, eksperti ka bërë thirrje edhe për përgatitjen në rang vendi, pasi tërmeti do ta ketë epiqendrën afër kores së tokës dhe jo në det.