Shqipëria është lëkundur nga një tjetër tërmet i rënë gjatë mesnatës së të dielës.
Tërmeti ishte me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër 13 kilometra në Veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në Tiranë sidomos nga banorët që banesat e tyre i kanë në katet më të larta.