Skip to content

Mahmoud Abbas “s’i hap telefonin” Donald Trump-it

eeae49e8b8174ea9814de8f47cdb46e5 18

Presidenti Palestinez Mahmoud Abbas ka refuzuar një kërkesë për një intervistë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, raporton disa media të rajonit.

Një zyrtar i lartë në Ramallah, ka thënë se  Trump kishte kërkuar të fliste me presidentin palestinez Abbas në telefon, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Trump do të pranojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nesër në Shtëpinë e Bardhë, dhe ka njoftuar se do të shpalosë gjithashtu përmbajtjen e një plani paqeje në Lindjen e Mesme, të cilin ai e shpall si një “Marrëveshje Shekulli”.

Por që me shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, Autoriteti Palestinez ka ndëprerë çdo kontakt me Shtëpinë e Bardhë.