Skip to content

Nuk largoi mjetet e rënda nga Mali i Tomorrit, procedohet 31 vjeçari

Një 31 vjecar u procedua nga policia e Skraparit pasi akuzohet për veprën penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’’. Shtetasi me iniciale D. Q., banues në fshatin Vodicë, nuk i ka tërhequr mjetet e rënda nga zona e mbrojtur në Malin e Tomorrit.

Më herët ai ishte njoftuar për ti larguar mjetet e rënda nga kjo zonë. Policia sqaroi se vijon puna për pastrimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorrit, nga mjetet e rënda.