Një ushtar ka rënë dëshmor gjatë konflikteve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” me elementët e organizatës terroriste në pjesën juglindore të fshatit Gulbaba, në qytetin Kilis të Turqisë.
Në një deklaratë me shkrim nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), thuhet se në pjesën juglindore të fshatit Gülbaba, të qytetit Kilis ka patur konflikte të armatosua me elementët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe ISIS.
Ndër të tjera në deklaratën ku njoftohet se një ushtar ka rënë dëshmor në konflikt thuhet: “Ne urojmë mëshirën e Allahut mbi dëshmorin e rënë në këtë sulm që na ka shkaktuar pikëllim të thellë. Shprehim ngushëllime për familjen e dëshmorit tanë, si dhe urojmë durim për Forcat e Armatosura Turke dhe kombin e madh turk”. /aa/.



