Skip to content

IGJEUM jep detaje nga tërmeti që preku vendin këtë mbrëmje

 

IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti i para pak minutave që u ndje ne Tiranë dhe Durrës, ishte me magnitudë 4.8 dhe me thellësi 7 km.

Sipas Institutit në fjalë, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 3 km në veri të fshatit Bubq.
“Nënvizoj se po vijojnë përllogaritjet ndaj i referohemi termit “Paraprakisht”, deklarojnë nga IGJEUM.

Sipas raportimeve nga prefekturat, deri tani nuk raportohet për dëme, ndërsa komunikimi po vijon nga Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.