Skip to content

Tjetër aksident i rëndë në Shkodër

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër.

Pas aksidentit me vdekje të pasdites, në mbrëmje ka ndodhur një tjetër aksident i rëndë.

Sërish ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik, këtë herë në fshatin Vrakë.

Një makinë mësohet se ka përplasur një këmbësor, rreth 40 vjeç.

Gjendja e të plagosurit është mjaft e rëndë dhe sipas mjekëve ai është në gjendje kome.

Policia ka nisur hetimet.