Skip to content

VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga në Lungomare, plagoset lehtë drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Lungomares, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në rërë.

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit. Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes.