Skip to content

Këshilli i Evropës: Rasti “Assange”, një precedent i rrezikshëm për gazetarët

w 55764826

Arrestimi i Julian Assange “është një precedent i rrezikshëm për gazetarët”, thanë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që votuan kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të themeluesit e WikiLeaks.

Shprehjet e mbështetjes së Assange dhe kritika implicite e qeverisë britanike do të përfshihen në raportin përfundimtar të përgatitur për Asamblenë Parlamentare nga një deputet britanik laburist, Lord Foulkes, duke trajtuar çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut në të gjithë kontinentin evropian.

Assange ndodhet në burgun Belmarsh në Londër përpara seancës dëgjimore për ekstradimin, e cila do të fillojë në shkurt.

Juria e madhe e SHBA e paditi atë me 18 akuza – 17 prej të cilave ishin të bazuara në Aktin e Spiunazhit – nëpërjet publikimit të dokumenteve konfidenciale diplomatike dhe ushtarake, raportoi The Guardian.