Pak ditë pasi u mor peng në mes të Kamzës, Policia e Shtetit zbuloi fatin e 49 vjeçarit Jan Prenga, i cili ka humbur jetën si pasojë e dhunës që është ushtruar ndaj tij, në përpjekje për ta rrëmbyer dhe për ta çuar drejt një resorti në zonën e Shijakut.

Ndërkohë familjarët e Jan Prengës, në një prononcim për Fax News janë shprehur se 49-vjeçari nuk ka pasur dijeni për problemet e vëllait në Angli, përndryshe do të ruhej.

“Ai ka parë gjithmonë punët e veta. Në nuk dinim që Jani të ketë patur probleme. Ditën e rrëmbimit nuk kemi marrë pajtues gjaqesh, nuk kishim dijeni.

Po të kishim dijeni do të bashkëpunonim me policinë. Po të dinte problemet e vëllait në Angli do të ruhej.

E kemi mësuar lajmin nga mediat. Kërkojmë nga shteti të gjendet trupi i tij”– janë shprehur familjarët jashtë kamerave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re