Skip to content

Elona Meta: 500 mjekë janë larguar nga vendi, Gjermania po i shfrytëzon

Kryetarja e “Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë”, Elona Meta tregoi se nga viti 2011 e deri tani janë larguar 500 mjekë nga Shqipëria. Teksa theksoi se kjo shifër është në rritje, Meta shtoi për “Kapital” se Gjermania po përfiton nga ky rast për t’i shfrytëzuar shqiptarët që emigrojnë.

 

Gjermania nuk na kërkon ne, kërkon thjesht njerëz të thjeshtë, punëtorë të thjeshtë për spitale. Nuk është aq e bukur saç tingëllon që Gjermania po kërkon punëtorë, por ahjo thejsht po shfrytëzon dhe vendet që e pësojnë janë ato të varfrat. 500 mjekë janë nga viti 2011 e deri tani janë larguar. Numri është tepër i lartë dhe është në rritje, përgjithësisht janë mjekë të rinj. Nuk është qëllimi që ne të bëjmë fajtor dikë, por dua të theksoj që ne të bëhemi shembull për Shqipërinë. Ne sakrifikuam jetën tonë, kur prezantohesh si shqiptare Gjermania të shikon me një sy tjetër. Ne po e vuajmë tmerrësisht, por nga kjo e keqe duam që të bëhemi shembull për të tjerët.”