Skip to content

Të fundit nga koronavirusi: 259 jetë të shuara, 12 mijë të infektuar

w 55839495

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në Kinë shkoi në afro 12,000, ndërsa ai i të vdekurve në 259, sipas asaj çfarë informuan të shtunën autoritetet shëndetësore kineze.

Shërbimet shëndetësore në provincën e Hubei, epiqendra e krizës, thanë se kishte vetëm 1,347 infeksione të reja në krahinë, duke sjellë numrin e përgjithshëm të infektuarve në Hubei në 7,153, me 11,791 në shkallë vendi.

Numri i të infektuar dhe viktimave pritet të jetë edhe më i lartë kur rajone të tjera lëshojnë statistikat e tyre të fundit.

Ndërkohë, jashtë Kinës, janë më shumë se 100 pacientë në rreth njëzet vende të botës, të konfirmuar zyrtarisht.