Disa javë para nisjes së procesit të konkurrimit për të gjithë maturantët që përfundojnë gjimnazin, për dhënien e provimeve të “Matura Shtetërore”, Ministria e Arsimit njofton shtrëngimin e rregullave për të gjithë maturantët.

MASR iu bën me dije të gjithë maturantëve se paraqitja me telefon në provim, apo gjetja e tij gjatë testit, sjell përjashtimin e maturantit për një vit nga të gjitha provimet e Maturës Shtetërore.

“Për Maturën Shtetërore janë shtuar edhe masat disiplinore: paraqitja e maturantit në qendrën e provimit dhe/ose konstatimi gjatë tij me #celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës dhe e detyron t’i japë ato pas një viti.#MaturaShtetërore2020”,-shkruan ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

Më tej, MASR gjithashtu jep detaje për mënyrën e monitorimit të testeve që do të plotësohen maturantët. Përveç punonjësve të Ministrisë në provime, monitorues do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë.

“Përveç oficerëve të sigurisë, punonjësve të #MASR dhe institucioneve të varësisë, administratorë provimi këtë vit në Maturën Shtetërore do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë, të cilët nuk janë as të fushës për të cilin zhvillohet provimi dhe nuk e administrojnë provimin në qytetin ku kanë zhvilluar praktikën.-shkruan MASR,ndërsa më herët, jepet lajmi se provimet do të vlerësohen në mënyrë elektronike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko