
Një lajm i hidhur është mësuar. Ditën e djeshme është ndarë nga jeta regjisori i njohur gjirokastrit Note Buzo.
Mësohet se momentet e fundit të jetës, ai i ka kaluar në
Greqi, ku ndodhej prej vitesh.
Ai e nisi karrierën si aktor dhe regjisor në qytetin e
Gjirokastrës, ku u aktivizua në grupin e Estradës Profesioniste të qytetit për
një periudhë si aktor humori dhe nga viti 1963 për 14 vjet me radhë punoi në
qytetin e Tepelenës, regjisor i Institucionit të Kulturës.
Buzo ka vënë në skenë me dhjetra premiera që janë vlerësuar
me çmime në takimet kombëtare.
Note Buzo ishte regjisor edhe i disa festivaleve të këngës
për fëmijë të organizuara në Shkodër.
Ai ka bashkëpunuar me regjisor të njohur për vënien e
pjesëve të ndryshme humoristike, komedi e drama, si në Gjirokastër ashtu dhe në
qytete te tjera.
/aktoretshqiptare.info



