Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka përshendetur marrëveshjen e arritur në mes të Vetëvendosjed dhe LDK-së, për formimin e qeverisë në Kosovë.

“I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare”, shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj të cilin e ka publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.

I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare.

Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re