Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së Lamberto Zannier.
Presidenti Meta dhe Komisioneri Zannier patën një shkëmbim të frytshëm mendimesh rreth zhvillimeve rajonale e më gjerë, si dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit e falenderoi për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.
Gjithashtu, Presidenti Meta e garantoi për përkushtimin e tij për të respektuar të drejtat kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht përkatësisë etnike.
https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0
Kënaqësi të takohesha sot me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, z.Lamberto Zannier, një personalitet i shquar i diplomacisë europiane.
Kënaqësi të takohesha sot me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, z.Lamberto Zannier, një personalitet i shquar i diplomacisë europiane.Pata një shkëmbim të frytshëm mendimesh rreth zhvillimeve rajonale e më gjerë. Shprehëm gadishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së. E falenderova për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri. E garantova për përkushtimin tim për të respektuar të drejtat kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht përkatësisë etnike.
Publiée par Ilir Meta sur Lundi 3 février 2020
