Edhe pse numri i të prekurve nga koronavirusi në botë po rritet me shpejtësi, Shqipëria sipas autoriteteve shëndetësore është vend me risk të ulët.
Në spitalin infektiv në QSUT janë paraqitur 5 raste si të dyshuara,por pas analizave të ISHP pacientët rezultuan të prekur nga gripi.
Në mbledhjen e tretë të task forcës ministrja Ogerta Manastirliu tha se vijon shtimi i masave në pikat kufitare dhe kapaciteteve pritëse në ambientet spitalore.
Shqipëria po ndjek udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të parandaluar çdo emergjencë të mundshme nga koronavirusi.