Skip to content

I huaji i parë i vdekur në Kinë nga koronavirusi, ironia: është amerikan

korona virus kina EPA 1 e1581150089414

Ambasada e SHBA në Pekin ka raportuar se një qytetar amerikan ka vdekur në moshën 60 vjeç si pasojë e koronavirusit. Kjo është vdekja e parë e një të huaji nga ky virus në Kinë.

Tre pasagjerë të tjerë në një kroçere japoneze u infektuan me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 64 brenda saj, tha të shtunën ministria e shëndetësisë japoneze.

“Diamond Princess” me 3.700 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit është karantinuar që nga ankprimi në portin e Yokohama të hënën, pasi koronavirusi u zbulua nga një njeri që u nis për në Hong Kong në janar.

Ndërsa në Kinë, numri i vdekjeve është rritur në 717, ku  81 njerëz vdiqën në provincën qendrore Hubei të premten, tha komisioni shëndetësor i provincës në faqen e tij të internetit.

Shumica e vdekjeve të reja ishin në Ëuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, ku filloi epidemia.

Kjo shifër është më e madhe se numri i njerëzve – rreth 650 – që vdiqën nga sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute (SARS) në territorin e Kinës dhe Hong Kong nga 2002 deri 2003.

Për më tepër, 2,841 persona të tjerë u regjistruan zyrtarisht në Provincën Hubei, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në mbi 34,000.