Skip to content

Ermonela Jaho: Nexhmija ka qenë idhulli im

Vdekja e Nexhmije Pagarushës, sigurisht se në veçanti ka
prekur komunitetin e artistëve, prej të cilëve shumica e kanë njohur edhe
personalisht, shkruan KultPlus.

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, ka
treguar për KultPlus se lajmin për humbjen e Nexhmijes e ka pranuar me shumë
trishtim.

‘Nexhmija ka qenë idhulli im kur isha fëmijë, jam impresonar
që e vogël kur e dëgjoja në radio këngën e Bareshës. Dhe zëri i saj më ka
ndjekur gjatë rrugëtimit të ëndrrës sime si këngëtare”, ka thënë Jaho për
KultPlus.

Jaho poashtu ka treguar se Nexhmijen e ka njohur në një
koncert bamirësie në Prishtinë.

”Ka qenë një emocion i papërshkruar takimi dhe përqafimi i
saj, që e ruaj si një ndër kujtimet më të shtrenjta të jetës sime si artiste. I
paharruar kujtimi i saj”, është shprehur tutje ajo. / KultPlus.com

/aktoretshqiptare.info