Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar paketën anti-KÇK të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, e cila po vijohet me aksione në rrugë, ku janë ndaluar mijëra persona dhe u është kontrolluar makina.
Në një reagim në Facebook, Erebara shkruan se Policia po ndalon njerëz pa kurrfarë shkaku të ligjshëm. Më tej shton se Policia i jep vetes të ndalojë njerëz vetëm e vetëm pse panë precedentë penal.
“Policia ka filluar te ndaloje njerez ne rruge dhe t’i shoqeroje per verifikim pa kurrfare shkaku te ligjshem. Disa jane automatikisht te dyshuar se kane precedente penale, te tjere, vetem se nuk kane dokument identifikimi me vete. Dhe policia i jep te drejte vetes te ndaloje njerez vetem e vetem pse kane precendenfe penale ndersa ne njoftime fut ne te njejten kategori ‘personat me precedent penal’ dhe ata qe gjenden ne rruge pa dokument identifikimi me vete. Gjithcka per llogari te nje spektakli banal”, shkruan Erebara.
