
Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, më 9 shkurt feston 60-vjetorin e lindjes, pranë bashkëshortes soprano Alisa Baraku, dhe dy fëmijve të tyre të vegjël nga kjo martesë, Marilu dhe Nikolo.
Ata kanë ndarë me miqtë foto nga familja e lumtur që kanë
krijuar, duke marrë bashkë me urimet e ditëlindjes edhe urimet për lumturi të
vazhdueshme në familjen e bukur që ka krijuar. Po si ndihet këngëtari në prag
të 60-ave, me dy fëmijë të vegjël në dekadën e parë të ardhjes në jetë? “Gjërat
e bukura ndihen dhe rrallë thuhen”, thotë ai për gazetën “Panorama”.
Por pyetjes se si arriti të krijojë një familje kaq
harmonike, dhe se e kujt është merita ai i përgjigjet: “Merita ka qenë veç
ndjesia e Zotit që të rri pranë e nuk bëzan. Se unë kurrë nuk qahem kur s’jam
mirë, por pres e vuaj me dëshirë, gjithmonë duke pritur në errësirë për një
ditë më të mirë”. Po për moshën çfarë koncepti ka, dhe a e trishtojnë vitet që
ikin? “Më trishtojnë vitet që lashë.
Por dashuria e artistit nuk njeh moshë se s’rri bosh edhe
pse vitet kalojnë, sepse çdo sekondë që kalon e hijeshon e trishtimi kurrë se
mpak, por e rinon”, u shpreh ai në vijim. Aktualisht Frederiku jeton në Tiranë,
duke iu përkushtuar muzikës, shfaqjes në spektakle muzikore dhe pjesë- marrjes
në koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Ai nisi të bashkëjetojë në Tiranë me Alisën, këngëtaren dhe
pedagogen e Universitetit të Arteve, me të cilën njihej që në vitet ’90-. Pas
shumë vitesh që jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u rikthye në
Shqipëri duke ia nisur nga e para me krijimin e familjes së tij të re.
Çifti i artistëve FrederikAida shpesh këndojnë bashkë në evente apo ngjarje të mëdha; siç ishte Mesha e Shenjtë e Papa Françeskut në Tiranë, ku debutuan pjesën “Ave Maria” të Schubertit. Pas disa vitesh lidhje, ata zyrtarisht u martuan në korrikun e vitit 2014.

Burimi/Panorama.com.al
/aktoretshqiptare.info



