Më 8 shkurt 2020, bashkeshortja e diktatorit Enver Hoxha mbushi 99 vjet të jetës së saj. Ne fakt asnje nuk u kujtua per te, me perjashtim te gazetes Dita e cila nuk e harron asnjehere.
Në këtë moshë të shtyrë Nexhmije Hoxha ka habitur te gjithe duke botuar një libër me rreth 530 faqe, duke i befasuar dhe i sfiduar të gjithë, jo vetëm për nga vëllimi, por mbi të gjitha për kujtesën dhe konsekuencën në bindjet e saj.
Megjithate mos prisni që ajo ne kete liber të shajë apo kritikojë Enverin. Ajo është tërësisht konsekuente në mbrojtjen maksimale të figurës së të shoqit, diktatorit Enver Hoxha, të cilit nuk i njeh asnjë gabim. Ashtu sikurse bën edhe i biri, Iliri, apo Teuta, bashkëshortja e përkushtuar e Ilirit. Sepse po ra Enveri, bie dhe Nexhmija.
