Pritja e 7 shkurtit ka ndezur atmosferën për shkak të zgjedhjeve në FSHF kur nuk do të zgjidhet vetëm presidenti i ri por edhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Por duket se edhe Tomori po bëhet pjesë e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve pasi Aramando Duka erdhi në Berat për të marrë takim me Kryetarin e Bashkisë dhe njëkohësisht Presidentin e klubit, Petrit Sinaj raportuar edhe nga Berati TV.
Por nuk është ndalur me kaq pasi ashtu, si raporton “Panorama Sport’’ klubi beratas ka propozuar edhe një emër për Komitetin Ekzekutiv. Bëhet fjalë për ish futbollistin, trajnerin dhe aktualisht drejtuesin e shumësportëshit Partizani, Shkëlqim Muça.

Muça është pjesë e familjes bardheblu dhe duket se është ai emri i përzgjedhur për KE dhe deri këtu asgjë nuk duket e paarsyeshme. Por historia e ish trajnerit dhe lidhja e tij me atë të Tomorit. Pasi emri i tij shfaqet pikërisht në vitin më të artë të historisë së Tomorit. Pikërisht në sezonin 1999-2000 kur Tomori u shpall nënkampion për titullin rivalizoj deri në fund ndaj Tiranës. Të dy skuadrat e mbyllën me pikë të barabarta dhe beratasit pretendonin fitoren e titullit për shkak të pikëve në ndeshjet direkte. Por FSHF zgjodhi që titulli të vendosej në një ndeshje finale es dy skuadrave të para. 120 minutëshi i kohës së rregullt u mbyll në barazim dhe Tirana e fitoj titullin pas gjuajtjes së 11 metërshave.
Pikërisht në atë sezon që për tifozët FSHF dhe Tirana i vodhën titullin kampion skuadra bardheblu drejtohet pikërisht nga Shkëlqim Muça. Por në futboll nuk duhet të krijohen dhe kështu Tomori ka propozuar pikërisht trajnerin që u ‘’vodhi’’ titullin kampion. Tashmë ish trajneri duhet të nis fushatën për sigurimin e votave për të qënë një ndër 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv./Berati.TV



