Skip to content

Tronditet CDU: Trashëgimtarja e Angela Merkel nuk dëshiron të jetë kancelare

w 55827923

Annegret Kramp-Karrenbauer, pasuesja e Merkelit në krye të kësaj force, nuk do kandidojë edhe për të qenë kancelare.

Nga media gjermane është raportuar se Kramp-Karrenbauer befasoi drejtuesit e CDU duke njoftuar se ajo nuk do të ishte kandidate për udhëheqjen gjermane, dhe se ishte duke u larguar edhe si drejtuese e partisë.

Merkel dëshiron që pasardhësja e saj të mbetet në postin e ministrit gjerman të mbrojtjes, shtuan burime të DË.

Kramp-Karrenbauer u zgjodh personalisht nga Merkel si pasardhëse e saj në zgjedhjet e vitit 2021, pasi më parë i “dhuroi” dhe partinë.

Që nga zgjedhja e drejtuesit të CDU-së, AKK (siç e quajnë media gjermane dhe publiku) ka pasur një seri skandalesh që kanë hedhur dyshime në aftësinë e saj për të drejtuar vendin në mënyrë efektive.

Vendimi Kramp-Karrenbauer u shoqërua me tronditjen e së majtës politike dhe entuziazmin e së djathtës.