Alketa Vejsiu plotësoi ëndrrën e saj per te marr pjese ne Sanremo. Mirëpo prezantimi i saj është shoqëruar me disa kritika në mediat në vendin tonë.
Një ndër to është edhe fakti që doli nga skenari. Në studion e
emisionit “Opinion” ku prezantuesja e njohur ishte e ftuar këtë të hënë
deklaroi se i thanë që të bënte atë që di të bëjë në mënyrën më të mirë.
Ajo theksoi se në Sanremo ishte spontane. Vejsiu rrëfeu në studio se
zv/drejtori i Rai Uno e ka përgëzuar për faktin që nuk e respektoi
tempo-ritmin e festivalit pasi ishte një ndër momentet me më shumë
shikueshmëri.
Blendi Fevziu: Po vijoj me të tjera…kritika për protagonizëm: nuk kuptoi që ishte vetëm shoqëruese e prezantuesit kryesor Amadeusit.
Alketa Vejsiu: Më thonë përpara se të dal në skenë,
ji Alketa, ji e vërtetë bëj atë që di të bësh. Tani unë kronometër kur
dal në skenë nuk kam… t’i ke orë zvicerane e ke më në kontroll kohën,
unë më pak dhe kjo është një sëmundje profesionale ndonjëherë që ti je
në kontakt me publikun ke 20 vite akumulim ëndrre dhe dëshire dhe jete
dhe nuk e kalkulova me thënë të drejtën orën, nuk kisha ndërmend që të
mos respektoja të zotin e shtëpisë se ai ishte kapiten i festivalit…
Blendi
Fevziu: Pate problem?
Alketa
Vejsiu: Ja do të them çfarë më thanë kur dola… bëj më
thanë atë që di të bësh në mënyrën më të mirë dhe unë bëra Alketën unë ajo jam,
ashtu flas, ashtu kam lindur në televizion, isha spontane e jetova shumë bukur
atë moment dhe kjo në fakt këmbëngulje për të mos shkuar atje thjesht si një
kalimtare, por si një njeri për të lënë gjurmë la gjurmë sepse media italiane e
ka pasqyruar shumë bukur. Zv/drejtori i Rai Uno dje më ka takuar dhe më tha ‘u shqetësuam momentin e parë’, unë
i kërkova ndjesë dhe i thashë kërkoj ndjesë që nuk respektova tempo-ritmin e
festivalit dhe ai tha, ‘në fakt bëre shumë mirë sepse gjitha u kthye pozitive sepse
ishte një nga momentet me shumë shikueshmëri”.
Blendi:
Në fakt një nga kritikat ishte se dolët jashtë skenarit me prezantimin e
Benignit i ftuar, i cili ishte ekskluziv i Amadeusit…
Alketa Vejsiu: Është pa sens dhe kjo… Ti e shikon
shumë mirë kurbën e shikueshmërisë të “Opinionit” apo jo. Italianët e
kanë shumë të rëndësishme vetëm me atë punë merren dhe momenti im në
këtë festival ka qenë një moment shumë i mirë në kurbën e shikueshëmrisë
që tregoi dhe konfirmoi të kundërtën plus mediat dhe gjithë publiku
kanë qenë dashamirës dhe balancoi gjithë këtë egërsinë… në ato 4 minuta
plus që unë vodha do t’i merrja unë ato 4 minuta do t’i merrja dhe për
vete, por edhe për Shqipërinë. Po s’mund të shkoja unë atje si kalimtare
Blendi Fevziu. 20 vite punë nuk mund mos t’i merrja./tvklan.al
