Skip to content

Presidencialet amerikane: “Hap kutitë” në garën e demokratëve

w 55847877

Demokratët Bernie Sanders dhe Pitt Buttigieg, ish-kryetari i South Bend, Indiana, kanë bërë thirrje për një rinumërim të votave pas tubimeve të partisë javën e kaluar në Ioëa, raporton Reuters.

Sipas Partisë Demokratike të Iowa-s, Sanders po kërkon të rinumërojë votat nga 28 vendvotime ku bashkëpunëtorët e tij besojnë se senatori ishte dëmtuar nga numri i delegatëve, ndërsa Buttigieg kërkon rinumërim në 66 sosh.

“Ndërsa llogaritja e re është vetëm hapi i parë në proces dhe ne nuk presim që ajo të ndryshojë tërësinë e saj aktuale, është thelbësore për qytetarët e Iowa-sqë të kenë besim në rezultatet përfundimtare të garës”, tha Jeff Weaver, këshilltari i lartë i Bernie Sanders.

Sanders, me një përqindje minimale të votave, humbi zgjedhjet e partisë në Iowa përballë Buttigieg-ut.

Rezultatet u vonuan me ditë për shkak të një kolapsi teknik në rezultatet e votimit, kujton Zëri i Amerikës.

Në votimin e parë për kandidaturën demokrate që do të përballet me Donald Trump në presidencialet e nëntorit, Buttigieg mposhti ngushtë Sanders.

Buttigieg mori 26.2 dhe Sanders 26.1 përqind të votave.