Skip to content

Muri me Meksikën, akuza ndaj Trump: po “nxjerr” indigjenë nga varri!

86185958 476208503255301 7431304075129389056 n

Autoritetet amerikane po minojnë varrezat e Arizonës për të liruar hapësirën ku do të ndërtohet muri i përfolur në kufirin SHBA-Meksikë, të premtuar nga Trump, sipas politikanëve dhe udhëheqësve fisnorë.

Autoritetet kanë konfirmuar se “shpërthimet e kontrolluara” po kryhen në një zonë të mbrojtur nga UNESCO-ja si Monumentit Kombëtar i Kaktusit, raporton BBC.

Kongresmeni Demokratik Raul Grijalva e quajti shkatërrimin si “sakrilegj”.

“Mos harroni kërcënimet e Trumpit për të shkatërruar trashëgiminë kulturore të Iranit? Ai duket se ka hedhur sytë në diçka shumë më afër. Për të ndërtuar murin e tij racist, ai minon vendet e shenjta të varrosjes indigjene pa njoftuar askënd”, shkroi ai në Twitter.

Sipas tij, autoritetet nuk u konsultuan me fisin Tohono O’odham.

Shoqatat e mjedisit kanë paralajmëruar gjithashtu për dëmtimet që shfaqen në rezervat lokale të ujërave nëntokësorë, si dhe për shpërnguljen e kafshëve në atë zonë të largët të shkretëtirës rreth dyqind milje në perëndim të Tucson-it.

Kaktusët mbi 200 vjeç me rëndësi fetare u mbollën gjithashtu dhe janë mishërim stërgjyshor për fisin.

“Të shohësh që ato të kthehen në pluhur është shumë shqetësuese,” thotë Grijalva.

Grijalva, i cili kryeson Dhomën e Komitetit për Burime Natyrore në Dhomën e Përfaqësuesve, përfaqëson zonën me afro 650 kilometra kufi të përbashkët me Meksikën.

Ai vizitoi varrezat indigjene në zonë dhe u tha që anëtarët e fisit O’odham kishin varrosur luftëtarët e fisit rivale Apache aty.

Artifakte deri në 10,000 vjet të vjetra u gjetën në një prej zonave të prekura nga punimet.

Sipas një analize të brendshme nga Agjensia Federale Kombëtare e Parqeve, e marrë nga The Uashington Post, ndërtimi i murit Trump do të shkatërronte 22 site arkeologjike vetëm në Organ Pipe Park.