Një tren doli nga shinat pranë Milanos të enjten duke vrarë të paktën dy vetë dhe duke plagosur rëndë 10 të tjerë, thanë shërbimet e emergjencës.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i firmës shtetërore të trenave Ferrovie dello Stato konfirmoi se një aksident kishte ndodhur në Pioltello, rreth 40 kilometra nga Milano, pa dhënë detaje mbi viktimat e mundshme. Treni po udhëtonte nga Kremonia në stacionin e Portit Garibaldi në Milano, kur ai u përplas me Segrate dhe Pioltello.
Mediat gjithashtu shkruajnë se disa njerëz janë ende të ngujuar në tren dhe zjarrfikësit po punojnë për t’i shpëtuar.


