Presidenti i turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti amerikan Donald Trump perfunduan biseden telefonike.
Presidenti Erdogan ka theksuar se në kuadër të luftës kundër terrorizmit SHBA duhet t’i japë fund mbështetjes me armë të organizatës terroriste PKK/PYD.
Në bisedën mes dy krerëve të shtetëve, është konfirmuar vendosmëria për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontakteve të afërta mes Turqisë dhe SHBA-ve për çështjen e Sirisë dhe çështjet tjera dypalëshe.
Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer edhe mendimet për operacionin “Dega e Ullirit” dhe për zhvillimet e fundit në Siri./KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re