Skip to content

Tragjedi në Bulqizë: Vdes nëna me 2 fëmijët nga bombola e gazit, fëmija tjetër në gjendje të rëndë

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën në Bulqizë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ndërkohë që fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri, në njësinë administrative Ostren, ku ende ambulanca nuk ka mbërritur.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat policore.(TCH)