IZMIR– Një video nga tërmeti në Turqi po bën xhiron e rrjetit. Teksa toka dridhet, një fëmijë është lënë në “mëshirë të fatit”.
Kamerat e një supermarketi kanë kapur pamjet e trishta, ky vogëlushi i mbështetur pas banakut në pritje të kasierit ka mbetur aty edhe pse vendi po dridhej.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hnxLq5N_2qg&w=560&h=315]
Gruaja që ishte pranë tij, e la aty dhe doli me vrap nga marketi, ashtu siç bënë edhe të tjerë. Në fund vetëm njëri prej klientëve është ‘zgjuar’ dhe ka kapur djalin për ta nxjerrë jashtë.
Pasditen e djeshme, Turqia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Riter, i cili ka pasur si epiqendër qytetin e Izmirit.
