Paniku i mbërritjes së mundshme të koronavirusit në Shqipëri, i ka dyndur qytetarët drejt farmacive.
Objekt I kërkimit nëpër farmaci janë maskat. Në shumicën e rasteve është e vështirë të gjesh maska, sidomos ato me karbon që janë edhe me profesionalet.
Maskat me karbon po shiten nga 600 deri ne 900 lekë të reja dhe farmacistet thonë se ky cmim është vendosur nga magazinat ku ata kanë shkuar ti marrin ndërkohë që vetëm 2 ditë më parë, po sipas vetë farmacisteve” cmimi ka qënë vetëm 250 lekë të reja.
Ndërkohë maskat e thjeshta vetëm me një përdorim nga 10 dhe 20 lekë të reja po shiten deri ne 1 mijë lekë të reja.
Pjesa kryesore e atyre që kërkojnë maskë, janë në mënyrë të vecante njerez të cilët vetë ose të afërmitr e tyre kanë programuar të lëvizin jashtë Shqipërisë në ditët në vijim.
Por ndërsa qytetarët kanë vështirësi në sigurimin e një maske, vetë Ministrja Manastirliu tha se ky nuk është problem pasi ka në depo sasi të mjaftueshme për popullatën.
Burimi: www.vizionplus.tv/paniku-nga-koronavirusi-zhduken-maskat-nga-farmacite-dynden-qytetaret/
