Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sot pasdite sërish Task-Forcën e ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore për koronavirusin COVID-19 dhe u shpreh se nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, ku ndodhet laboratori i çertifikuar që kryen analizën për koronavirus COVID-19, rezulton se janë testuar deri tani gjashtë raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative.

Në përfundim të mbledhjes u vendos që ISHP, ISHSH, strukturat e njësive vendore të shëndetit të ndjekin zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Përfaqësuesit e Task Forcës kanë bërë apel edhe për qytetarët të jenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re