Skip to content

Mjeku i njohur: Nuk ka vend per panik, dicka me e rrezikshme se koronavirusi..




Mjeku i njohur nga reparti i Infektivit në QSUT Pëllumb Pipero, u shpreh në A2 se nuk duhet të ketë panik te qytetarët për koronavirusin, pasi ai është aleat me virusin në këtë situatë.

“Paniku është
aleat me virusin, nuk ka arsye për panik. Është domosdoshmëri të kemi sa më
shumë njohuri dhe të marrim masat e nevojshme, në përputhje edhe me përballimet
e OBSH. Fakti që depërtoi kufijtë e Italisë, sado të sofistikuara të jenë
masat, virusi mund të hyjë. E para, kemi shumë pak njohuri për të, e dyta, transformimi
nga njeriu te njeriu është në fazën e inkubacionit. Koronavirusi shfaqet më rëndë
te të moshuarit dhe tek ata me sëmundje kronike. Imuniteti i organizmit të njeriut
ka të bëjë shumë. Këto i quajmë sëmundje të vetëshërueshme”, u shpreh mjeku.

Më tej, Pipero
theksoi se rrezikshmëria është më e lartë nga gripi stinor se sa nga
koronavirusi.

“Kambanat për koronavirusin bien sepse është virus i ri dhe ka shumë të panjohura, por vdekshmërinë e ka më të ulët se 2 përqind. Duke iu referuar shifrave, në të njëjtën periudhë, janë prekur më shumë persona nga gripi i zakonshëm. Rrezik më i madh për qytetarët është gripi stinor se koronavirusi”, u shpreh mjeku.






Previous articleNjë shqiptare e prekur/ E konfirmon nena e saj: Imë bijë është e prekur