Një debat i nxehtë është zhvilluar në studion e Real Story midis gazetarit Erion Skëndaj dhe doktoreshës Najada Çomo lidhur me mungesën e paisjeve për të përballuar ata që mund të përfundojnë në spital prej koronavirusit. Skëndaj tha se duke qenë se ky virus problemet më të mëdha i jep në rrugët e frymarrjes senatoriumi si spitali që merret me këtë punë ka vetëm 4 aparatuara në gjendve pune nga 8 ventilator respiratorë gjithsej. Ndërsa pa iu përgjigjur direkt Çomo ia ktheu se Shqipëria gjithsej bashkë me spitalet private ka 170 të tillë. “Ne jemi gati për tu përballur me një situatë emergjente” tha shefja e infektivit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re