Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të mblidhet këtë të premte, më 28 shkurt. Seanca do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa është parashikuar të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.
Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
