Nje mesazhi qe po bën xhiron e rrjeteve sociale vjen nga një infermiereje nga Italia, pas përhapjes së koronavirusit në shtetin fqinj.
Ky mesazh është përkthyer nga Noa.al dhe shpërndarë nga Sindikata e Infermierëve të Shqipërisë.
“Frikë të shkoni në supermarket? Të merrni turnin apo autobusin? Të
shkoni në teatër, kinema apo restorant? Është normale. Po ne
infermierët, mund të kemi frikë?
Jo për të shkuar në këto vende, jo. Por për të qenë në punë. Çdo
ditë. Po, sepse sot e gjithë Italia është e terrorizuar nga
koronavirusi. Kurse ne jemi gjithmonë kështu. Me meningjitin,
tuberkulozin, HIV, HCV, H1N1… Me gjakun, urinën, të vjellat, vuajtjen.
Jemi aty gjithmonë, çdo ditë, të hënën, të martën… të shtunën dhe të
dielën. Por edhe natën ndërsa ju flini rehat. Jemi dhe për festa. Lemë
burrat, gratë, fëmijët, prindërit.
Ndonjëherë fshijmë lotët e më të vegjëlve, që duan të rrimë me ta dhe
shkojmë se detyra na thërret. Edhe ne kemi dëshirë të festojmë. Të jemi
të dielën në shtëpi me gjithë familjen. Edhe ne kemi frikë. Por nuk
mundemi. Sepse detyra për ne është në plan të parë, gjithnjë pranë atyre
që kanë nevojë. Dua t’iu bëj vetëm një pyetje: Sa prej jush do ta bënit
tani punën që bëjmë ne? Sa prej jush do ta bënin me këtë rrogë që
marrim ne? Pak besoj.
Ndaj përpiquni të paktën të keni respekt më të madh për të gjithë ne,
infermierë, mjekë dhe çdo pjesëtar të stafeve mjekësore kudo jemi.
Do t’ju jemi vërtetë mirënjohës!”



