Një zjarr i përmasave të mëdha u regjistrua mbrëmjen e të martës në fshatin Risili, në Vlore.
Nga flakët u dogjën rreth 5 hektarë me kullota e ullinj ndersa ne vendngjarje mberritën forcat zjarrëfikëse të cilat ne pak ore frenuan përhapjen e flakëve.
Gjate punes per shuarjen e flakeve, forcat zjarrefikse hasën vështirësi të shumta për shkak të terrenit të vështirë si dhe erës së fortë.
Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Nderkohe policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen dhe zbulimin e autorit.