Manifestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur edhe kampioni i Europës në peshëngritje Briken Calja.
Në një postim në “Facebook”, Calja shpërndan disa hashtagë duke bërë thirrje për tubim më 2 mars.
“#jammepresidentin #pershqiperin #perkombin #perkushtetuten Ne manifestimin historik të 2 marsit”, shkruan Calja.
