Skip to content

Aktori Tef Pali (Shtjefen Gjencaj: 1929-1973)

TEF PALI 6

Aktori Tef Pali Shtjefen Gjencaj 1929 1973

Tef Pali (1929-1973). Aktor. Lindi ne Shkoder. Emri i tij i vertete eshte Shtjefen Gjencaj. Nga viti 1951 deri ne vitin 1968 ka punuar si aktor ne Teatrin Popullor*, vit kur u transferua ne Shkoder. U rikthye ne kete teater me 1972. Ka interpretuar 52 role, kryesisht karaktere me parapelqim komedine dhe satiren, por edhe ata me kah psikologjik.

1582803360 753 Aktori Tef Pali Shtjefen Gjencaj 1929 1973

Roli i pare ne film ka qene Princi i Malit te Zi tek filmi Skenderbeu, pastaj tek Toka jone, Ndergjegja, etj. Ka luajtur per here te pare ne skenen e Teatrit Popullor ne komedine Revizori (1948 dhe 1952), me pas te Prefekti, Rrenje te thella, Otello.

1582803360 36 Aktori Tef Pali Shtjefen Gjencaj 1929 1973

Nder rolet e tij me te bukura ishte kaloresi i Ripaftrates te komedia Mirandolina e Goldonit, ku ai leqendisi fale nje humori te shpenguar dhe plastike shprehese shpuren e fisnikeve feudale kinse puritane, antifeminist, por qe humbasin me pas toruan duke pranuar hedonizmin dhe aventuren, te djegur nga dashuria.

1582803360 547 Aktori Tef Pali Shtjefen Gjencaj 1929 1973

Spikati po ashtu te Toka jone (Pali), Sherbetori i dy zoterinjve (Fabricio), I cuditshmi (Izeti), Leter e humbur (Popesku), Grate gazmore te Unindosit (Pistoli), Hamleti (Laerti), Qeni i kopshtarit (konti Frederik), Mbreti Lir (Osvaldi), Tri te shtena pushke (Doda), Perkolgjinajt (Pjetri) etj.

1582803360 879 Aktori Tef Pali Shtjefen Gjencaj 1929 1973

T. Pali ka perkthyer shume pjese skenike nga dramaturgjia boterore si dhe disa traktate teorike nga mendimi estetik teatror. Ka qene pedagog i jashtem ne Akademine Arteve, ne degen e Drames. Ndahet nga jeta aksidentalisht me 20 nentor 1973.

1582803360 640 Aktori Tef Pali Shtjefen Gjencaj 1929 1973

/aktoretshqiptare.info