Skip to content

Arrestohet Henri Çili, akuzohet se pagoi gjyqtarët për lirimin e “bandës së Lazaratit”

Arrestohet pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili. Mësohet se Çili është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë.

Burimet thanë për Neës24 se bashkë me Çilin janë arrestuar dhe 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disa mujore nga Prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu disa persona.

Dyshohet se Çili paguante gjyqtarë për të nxjerrë nga burgu bandën e Lazaratit.

Nga ana e policisë nuk ka ende një njoftim zyrtar për arrestimin.