Skip to content

Zbardhen dokumentet: Si i bleu Aleksandër Frangaj 800 m2 ndërtim tek stadiumi Dinamo, me 10 mijë lekë?!

Gazeta Shqip denoncoi me fakte sesi Aleksandër Frangaj ishte bërë aksioner i pallatit të ndërtuar tek stadiumi “Dinamo”, nëpërmjet influencës së përfituar nga Sali Berisha.

Bëhet fjalë për 10% të aksioneve që Frangaj i disponon në pallatin e ndërtuar nga kompania “AN-NIK”, në vitet 2007-2009.

Ajo që të bën përshtypje është fakti sesi i bleu Frangaj 800 m2, për vetëm 10 mijë lekë të reja. Çmimi i tregut në këtë zonë, për vitin 2009 shkonte në 1500 euro/m2, ndërkohë Sandri i TV Klan e ka blerë për 800 lekë/m2.

Këtë e tregon qartësisht ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku Frangaj është bërë aksioner tek ky pallat, pasi ishte përfunduar ndërtimi.

Natyrisht, Sandri nuk i ka përfituar këto aksione për shkak të aftësisë së tij tregtare, por sepse ka dalë si garant tek ndërtuesi, për të “mos u prekur” nga institucionet.

Bëhet fjalë për vitin 2009, ku Berisha dhe Frangaj ishin në kulmin e bashkëpunimit, ku shkëmbënin para nëpërmjet reklamave, lejeve të ndërtimit dhe tenderave.