Skip to content

Bora paralizon banorët në Lurë

Fshatrat e thella të Dibrës janë mbuluar nga dëbora që ka rënë prej prej dy ditësh.

Ndonëse këtë të shtunë ka përmirësim të motit, trashësia e borës e rënë të premten ka shkuar deri në 25 centimetra.

 

Lura komunikon vetëm me Rrëshenin pasi rruga drejt Peshkopisë është e bllokuar.

 

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Kalaja e Dodës e disa fshatra të Bulqizës si Tërnova e Madhe e ajo e Vogël.

 

Bashkitë kanë nisur punën për hapjen e rrugëve rurale në mënyrë që banorët të mos mbeten të izoluar.