Skip to content

Presidenti Meta publikon videon e Kampionit të Evropës në mbështetje të manifestimit të 2 marsit

Pas disa personaliteteve të tjera në vend dhe në botë edhe Kampioni i Europës, Christian Demaj, i cili fitoi një tjetër triumf në Gjermani, apelon në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Është vetë kreu i shtetit që publikon në Facebook videon e Demajt, i cili ka lindur dhe jeton në Gjermani.

Në video, Demaj u bën thirrje të gjithë sportistëve të marrin pjesë në këtë manifestim, ndërsa premton se do të jetë përkrah Presidentit Ilir Meta pasditen e së hënës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti Meta: I lumtur që edhe Kampioni i Europës, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më mars.

Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!

I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më mars.Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 29 février 2020