Skip to content

Po prisnim Pranveren, moti surprizon javën e ardhshme

Edhe pse sot jemi zyrtarisht në stinën e Pranverës, mesa duket moti nuk i përshtatet shumë kohës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se vendi ynë do të përfshihet nga reshje intensive shiu dhe në zonat malore edhe reshje dëbore.

Kjo pritet të vazhdojë deri ditën e premte. Gjithashtu njoftohet se
gjatë kësaj jave parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i
dallgëzimit.

Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Dita e sotme shënon ditën e parë të pranverës meteorologjike, por kjo
nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave. Edhe pse na pret një
fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme
jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte.

Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të
prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në
mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e
rrebesheve me rrufe.

Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e
premte. Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me
intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit. Me rënien e
temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat
malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.

Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.